LajmeMaqedoni

Sa të burgosur vuajnë dënim të përjetshëm në burgjet e Maqedonisë së Veriut?

Në Maqedoninë e Veriut sipas të dhënave të Ministrisë së Drejtësisë 46 të burgosur vuajnë dënim të përjetshëm.

Janë raste të ndryshme, por nga ato më të njohurat janë 9 pjesëtarë të grupit të njohur të Kumanovës që janë të dënuar për rastin “Lagja e Trimave” më 9 maj 2015 në Kumanovë, Agim Islamoviq për rastin “Monstra”, rasti i Burhan Nuhijit që kërkon drejtësi se bëhet fjalë për rast të montuar pas vitit 2001, Nikolçe Gigevski që vrau dy bashkëshkortë në Draçevë të Shkupit, Dino Dinevski, dibrania Blerta Pocesta që kishte vrarë prindërit dhe motrën 14 vjeçe dhe raste tjera që kryesisht kanë të bëjnë me vrasje në familje.

Sipas ndryshimeve të fundit në Kodin Penal, burgimi i përjetshëm mund të zëvendësohet me 40 vjet burgim. Më parë, burgimi i përjetshëm mund të zëvendësohej me 20 vjet, dhe shumë më vonë me 15 vjet.

Por a ofron sistemi i drejtësisë risocializim, avokati Elenko Milanov thotë për TV Alfa se nëse dikush dënohet për një vrasje që e ka kryer në moshën 20 vjeçare, duhet pasur parasysh se në dekadat e ardhshme ai mund ta ketë kuptuar atë që ka bërë dhe është penduar, ndaj meriton një rishikim të lëndës.

Po ashtu , të gjithë ata kanë të drejtë për zbutje të dënimit të përjetshëm pasi të kenë vuajtur ose do të vuajnë të paktën 15 vjet.(INA)

 

Show More

Related Articles

Back to top button