Paul Pogba thuhet se është në bisedime të avancuara për t’u bashkuar me Marseille në janar, pasi pezullimi i tij katërvjeçar u reduktua në 18 muaj. Pogba u dënua me katër vjet pezullim për shkak se rezultoi pozitiv në testin anti-doping në muajin shkurt, por kjo u reduktua në 18 muaj pasi mesfushori francez apeloi në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS).
Sipas CAS, Pogba nuk kishte ndërmend të gëlltiste substancën e ndaluar DHEA dhe është lejuar të rifillojë karrierën e tij futbollistike në mars 2025, megjithëse pritet që së shpejti të largohet nga klubi aktual JuventusI, përcjellë KosovaPress.
Gazetari Fabrizio Romano raportoi së fundmi se Pogba dhe Juventus pritet të bien dakord për të ndërprerë kontratën e tij, e cila zgjat deri në vitin 2026, që do të thotë se ai do të bëhet një lojtar i lirë. Ndërsa është folur për transferimin e Pogba në MLS, gazetari Malick Traore pretendon se 31-vjeçari është në diskutime të avancuara për një lëvizje në Marsejë. Dy palët thuhet se kanë qenë në bisedime për disa javë dhe Pogba mund të nënshkruajë për skuadrën e Ligue 1 në janar, kur ai do të lejohet të fillojë përsëri stërvitjet.
Bashkëatdhetari dhe miku i Pogbas, Patrice Evra, ka kërkuar tashmë që Marseille të nënshkruajë me mesfushorin. Një lëvizje në “Stade Velodrome” do ta shihte atë të ribashkohej me ish-bashkëlojtarin e Manchester United, Mason Greenwood.