LajmeMaqedoni

Maqedonia e Veriut zgjidhet anëtare në Këshillin për të Drejtat e Njeriut në OKB

Me 168 vota pro, Republika e Maqedonisë së Veriut sot u bë anëtare e re e Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut për periudhën 2025-2027, në zgjedhjet e mbajtura në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, njoftoi MPJ.

Shefi i diplomacisë, Timço Mucunski, ka bërë të ditur në rrjetet sociale se mbështetja e vendeve anëtare të OKB-së për këto zgjedhje është mirënjohje e kontributit të vendit si promotor dhe mbrojtës i përkushtuar i të drejtave dhe lirive të njeriut.

Mucunski thekson se një nga qëllimet kryesore pas këtij suksesi diplomatik do të jetë pjesëmarrja aktive në Këshill, duke kontribuar në promovimin global të të drejtave të njeriut dhe përmirësimin e situatës në mbarë botën, që është baza e kandidaturës sonë për anëtarësim.

Në Raportin e fundit Kombëtar mbi Rishikimin Periodik Universal të paraqitur në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në Gjenevë, RMV është lartë në listën e shteteve që respektojnë dhe garantojnë të drejtat e njeriut dhe vlerësohet si një kandidat i kualifikuar që ka plotësuar kushtet e nevojshme për të qenë pjesë e puna e këtij organi ndërkombëtar.

Republika e Maqedonisë së Veriut është zgjedhur për herë të dytë anëtare e Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, pasi më parë ishte anëtare në periudhën 2014-2016./Telegrafi/

 

Show More

Related Articles

Back to top button