LajmeSport

Bajerni nis operacionin për angazhimin e holandezit te Barcelona

Derisa lojtarët si Aleksandar Pavloviç dhe Xhoshua Kimih u është dhënë më së shumti përparësi nën drejtimin e trajnerit Vinsent Kompani, nënshkrimi i ri Zhoao Palhinja-s ka një vend në stol vetëm pas lëvizjes së tij gjatë verës. Prandaj, rezervisti afatgjatë, Leon Gorecka, nuk ka pasur asnjë mundësi sportive këtë sezon. Megjithatë, rekordmenët gjermanë thuhet se i kanë hedhur sytë te një tjetër mesfushor, fjala është për yllin e Baraçës, Frenki de Jong.

Siç raporton portali spanjoll “fichajes.net”, Bajerni nuk është i vetmi klub që kërkon të joshë holandezin. Çellsi, Mançester Junajted dhe PSZH-ja thuhet se kanë shprehur interesim të madh për shërbimet e 27-vjeçarit. Në të kaluarën ka pasur zëra të përsëritur për një transferim të holandezit te bavarezët.

De Jong, i cili ka bërë vetëm dy paraqitje të shkurtra te Barcelona këtë sezon për shkak të lëndimit, ka ende një kontratë me katalanasit deri në vitin 2026. Me një vlerë tregu prej 70 milionë euro, një lëvizje e mundshme ka të ngjarë të jetë një çështje e kushtueshme në çdo rasti.

 

Show More

Related Articles

Back to top button