Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, përmes një konference për media i bëri thirrje faktorit ndërkombëtarë, që siç tha, të ndërhyjë në këto tendencë dhe veprime të ndikuara politikisht e që mund të jenë më pasoja për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.
“I bëjë apel faktorit ndërkombëtar sidomos garantuesve të Marrëveshjes së Ohrit, SHBA-së dhe BE-së, që të ndërhyjnë në këtë tendencë dhe vendim të ndikuar nga politika që të ndalin planet të cilat mund të kenë pasoja jo të mira për qytetarët e Maqedonisë”, tha Sela.