LajmeSport

Maqedonia kërkon të vazhdojë tradita dhe të arkëtojë pikë të reja ndaj Letonisë

Përfaqësuesja e Maqedonisë është gati për të zhvilluar sfidën e tretë në grupin e 4-të të Divizionit C në Ligën e Kombëve, kur do të përballet me Letoninë në Riga, ndërsa vetëm 3 ditë më vonë sfidon Armeninë në Jerevan. Maqedonia respekton maksimalisht kundërshtarin, por beson se me angazhim maksimal, mund të arkëtohen 3 pikët e reja.

Edhe pjesa statistikore është në anën e Maqedonisë, e cila në tre takimet e deritanishme, në eliminatoret e ndryshme, ka shënuar po aq fitore. Ajo e fundit, e zhvilluar poashtu në Riga, u mbyll me 0-2 për Maqedoninë, falë golave nga Pandevi dhe Bardhi.  Përballja në mes Letonisë dhe Maqedonisë do të zhvillohet të enjten, në orën 18.00.

Show More

Related Articles

Back to top button