GostivarLajme

Veseli: Mirënjohje dhe respekt për nëpunësit policor

Mirënjohje për nëpunësit policor për punën që bëjn në luftën kundër krimit dhe ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike. Kështu ka shkruar në facebook kryeshefi i Policisë së Gostivarit, Basri Veseli.

“Sot pata nderin që në emër te MPB, dhe në emër të kryeshefit të SPB – Tetove Amir Dalipit, bashkë me komandantin e Stacionit Policor Gostivar, Gazi Abdurahimit dhe kryeshefin e policisë kriminale në Gostivar Vojce Smileski, që të ndajmë mirënjohje disa nga nënpunësve policor pranë Departamentit Policor – Gostivar për punën e shkëlqyer ne luftën kundêr krimit dhe mbarvajtjen e rendit dhe qetësisë në Gostivar dhe rrethinë.

I përgëzojë për punën e shkëlqyerdhe ju uroj shëndet!

Sigurisht qe këta këtu janë vetëm disa nga ato shumë pjestarë policor që nuk e kursejnë veten aspak në luftë për nje shoqëri te qetë!

Njëherit të gjithë pjestarëve të policisë u dëshiroj shëndet dhe punë të mbarë!”, ka shkruar në facebook kryeshefi i policisë së Gostivarit, Basri Veseli.

Show More

Related Articles

Back to top button