LajmeRajon

Shpërthen një cisternë në Pejë, nuk dihet për të lënduar

Një cisternë ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në Pejë, në rrugën “Tahir Zemaj”.

Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se ende nuk dihet se a ka të lënduar nga ky shpërthim.

“Rreth orës 09:14 policia është njoftuar se në rrugën “Tahir Zemaj” ka ndodh një shpërthim i një cisterne. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet kompetente”, tha Gashi për Klankosova.tv.

 

Show More

Related Articles

Back to top button