LajmeSport

Pas fitores, Maqedonia niset drejt Armenisë

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll shënoi fitore në sfidën e tretë në grupin e 4-të, duke mundur Letoninë me 3-0, falë golave të Atanasovit, Qamilit dhe Elmasit.

Ajo që gëzon më shumë stafin teknik dhe futbollistët është fakti se nuk pranuan asnjë gol edhe pse Maqedonia u përball me mungesa të mëdha.

“Për ne ishin të rëndësishme tre pikë, ia dolëm me tre gola. E rëndësishme është të mos pranosh gol. Kjo fitore është shumë e rëndësishme që na jep më tepër siguri. Normal në Armeni shkojmë për fitore, por me fitoren e sotme kemi më shumë siguri dhe besim”, tha Isnik Alimi, futbollist i Maqedonisë.

Alimi ishte më shumë në mbrojtje se sa në pozitën e tij të zakonshme, në mesfushë dhe këtë gjë e vlerëson shumë edhe trajneri Blagoja Milevski.

“Isniku bëhet dhe tani është një pjesë e rëndësishme e ekipit tonë dhe kam urata për atë  dhe jo vetëm për atë, por edhe për gjithë ekipin. Ai na u bashkua më vonë, por u adaptua shpejtë në atë që kërkohet nga ai”, u shpreh Blagoja Milevski, trajner i Maqedonisë.

Në këtë përballje, golin e parë e shënoi Lirim Qamili, për të cilin, trajnerin Milevski, beson se ndalgadal po e zë vendin e vet në ekipin e parë, për shkak të paraqitjes së tij në terren

“Mendojë se na mungoi një lojtarë i tillë që të fitojmë në shpejtësi, agresivitet dhe fuqi,  qoftë ajo në fazën e sulmit, njësoj edhe në pjesën e mbrojtjes, ku ka luajtur në mënyrë të shkëlqyer. Е kompleton disiplina taktike, i ka performancat, ashtu që ndalgadal po e meriton vendin në ekip”, tha tutje Blagoja Milevski, trajner i Maqedonisë.

Trajneri Milevski, potencoi se të gjithë futbollistët janë meritor për këtë fitore, pas shumë vështirësive që u përball ekspedita e Maqedonisë, me mungesa të futbollistëve, kartonave të verdhë dhe të kuq dhe virozës, e cila nuk lejoi paraqitjen e Bojan Dimovskit. Sfida e radhës e Maqedonisë, do të jetë më 13 tetor në qytetin e Jerevanit, kundër kombëtares së  Armenisë. / Alsat.mk

 

Show More

Related Articles

Back to top button