LajmeRajon

Serbia provokon sërish, xhandarmëria shkel vijën ndarëse kufitare në Merdarë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se katër pjesëtarë të xhandarmërisë serbe kanë qëndruar disa minuta te hyrja e objektit nga pala serbe, në stacionin policor, në pikën kufitare në Merdarë.

Sipas Policisë, të njëjtit persona janë larguar duke shkelur vijën ndarëse kufitare që përbën shkelje të marrëveshjes për IBM-në, ‘ka për qëllim provokimin apo krijimin e ndonjë incidenti ndërshtetëror’, shkruan KosovaPress.

‘Sipas informacioneve nga kompetentët aty shiheshin 4 (katër) pjesëtarë të xhandarmërisë serbe të cilët kanë qëndruar rreth 10 (dhjetë) minuta tek hyrja e objektit te pala serbe. Të njëjtit janë larguar duke shkelur vijën ndarëse kufitare që në fakt përbënë shkelje të marrëveshjes për IBM-në, ka për qëllim provokimin apo krijimin e ndonjë incidenti ndërshtetëror. Policia e Kosovës kërkon nga autoritetet relevante ndërkombëtare që të ndërmarrin veprime të nevojshme për ruajtjen e stabilitetit dhe respektimin reciprok të marrëveshjeve qe ndërlidhen me menaxhimin e integruar kufitar dhe me sigurinë në përgjithësi”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se Policia e Kosovës është duke kryer detyrat e saj ligjore në funksion të ruajtjes së qetësisë, stabilitetit dhe menaxhimin profesional të kufijve shtetëror në bazë të mandatit të saj Kushtetues dhe duke respektuar marrëveshjet ndërkombëtare për menaxhim të integruar kufitar, përderisa mbetet e përkushtuar në ruajtjen e sovranitetit dhe do të reagoj me profesionalizëm ndaj çdo akti kundërligjor, kundër kushtetues apo që cenon marrëveshjet ndërkombëtare për menaxhim kufitar.

 

 

Show More

Related Articles

Back to top button