Moti jashtëzakonisht i nxehtë që ka përfshirë vendin tashmë disa ditë, pritet të vijoj edhe tutje.
Moti nesër do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira lokale deri në mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare.
Të dielën do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë me temperaturë deri në 42 gradë, ndërsa të hënën dhe të martën temperaturat do të arrijnë deri në 40 gradë.
Deri të mërkurën, gjegjësisht më datë 27 korrik, zona e vendit tonë do të vijojë të jetë nën ndikimin e valës së të nxehtit me temperatura të larta të mëngjesit dhe ditës.
Niveli portokalli i rrezikut nga temperaturat e larta do të mbetet aktiv në të gjithë territorin.
Poashtu dhe në zonën e Shkupit deri në fund të kësaj periudhe do të jetë shumë nxehtë dhe niveli portokalli i rrezikut nga temperaturat e larta do të jetë aktiv.