LajmeRajon

Dialogu Kosovë-Serbi, Kurti: Presim dinamikë të re nga KE-ja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Kosova pret që Komisioni i ri Evropian të nisë me një dinamikë të re sa i përket dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Kurti para gazetarëve po ashtu tha se në takimet që ka zhvilluar në Berlin ka kërkuar që BE-ja të heqë masat ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës vitin e kaluar për shkak të tensioneve në veri, por edhe t’i jepet statusi i vendit kandidat. Kosova është vendi i vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk e ka statusin e vendit kandidat, teksa vendi ka aplikuar për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022.

“Ne po presim Komisionin e ri Evropian që të fillojë me dinamikë të re dhe për këtë arsye jemi optimist. Edhe më tej insistojmë që të dorëzohet kryekrimineli Millan Radoiçiq, që ne vrau rreshterin Afrim Bunjaku, por edhe grupi i tij paralimitar i terroristëve që ndodhen në aktakuzën e Prokurorisë së Shtetit të Kosovës. Kërkojmë që letra e Bërnabiqit të tërhiqet, meqë me atë letër ajo është tërhequr nga Marrëveshja [për rrugën drejt normalizimit të raporteve. Njëkohësisht ajo që jemi marrë vesh, Marrëveshja Bazë dhe Aneksi për zbatim të nënshkruhen sepse nënshkrimi është garanci ligjore”, deklaroi Albin Kurti, kryeministër i Kosovës. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button