Kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska me akuza të ashpra ndaj kryeministrit Mickoski, pas mospranimit të asnjë projekti në thirrjen e Qeverisë për komunat. Arsovska thotë se Qyteti i Shkupit për të gjitha 20 projektet ka pasur dokumentacion të kompletuar, për dallim nga siç thotë komuna të tjera të cilat kanë marrë para ndërsa nuk i plotësojnë kushtet. “U konfirmua sjellja e Mickoskit e cila është e orientuar vetëm ndaj konfliktit me ata që nuk mendojnë njëjtë”, reagon Arsovska. Ka reaguar edhe Komuna e Sarajit. Thotë ka paraqitur projekte duke ndjekur hapat e paraparë deri tek kompletimi i dokumentacionit teknik. Sipas reagimit Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit hapësinor që nga 14 korriku nuk dha pëlqim për kushtet për Planifikim dhe kjo paraqiti pengesë për mosfinancimin e projektit të Llaskarcës. Komuna e Sarajit thotë se ka aplikuar edhe me projektin për rikonstruimin e rrugës nga Sfillarja e Poshtme deri në Sfillare të Epërme, për të cilën dokumentacioni teknik është i kompletuar dhe ka leje ndërtimi, por u refuzua. /Alsat.mk
Read Next
Bota
14 hours ago
Blinken arrin në Izrael për bisedime
Lajme
15 hours ago
Ikja e mjekëve, problem rajonal
11 hours ago
ESHR: Parregullsi, në Klinikën e Onkologjisë, vetëm 24% e pacientëve me kancer marrin terapi biologjike
12 hours ago
Bislimi takon ambasadorin e Italisë, Antonello De Riu – kërkon largimin e masave ndaj Kosovës
13 hours ago
Drejtoresha e spitalit “Kozle”: Në rastin me foshnjën 14-muajshe nuk është konstatuar asnjë lëshim mjekësor
14 hours ago
Blinken arrin në Izrael për bisedime
14 hours ago
Pesë persona të vrarë në një shtëpi në afërsi të Seattle, mes tyre tre fëmijë – i dyshuari është një i mitur
14 hours ago
Shporta minimale për muajin tetor arrinë në 995 euro për një familje katër anëtarëshe
15 hours ago
Deputeti gjerman: Nëse Serbia dëshiron BE, duhet ta njohë Kosovën
15 hours ago
Ikja e mjekëve, problem rajonal
16 hours ago
Kosovë, mbi 13 mijë barna pa afat në barnatoren e QKUK-së
16 hours ago