LajmeSport

Sfida ndaj Milanit: Mungon Kurtua, por rikthehen Rodrigo dhe Rudiger

Trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për duelin në “Bernabeu” kundër Milanit (21:00). Lajmi i madh në listë është rikthimi i gatshëm i sulmuesit Rodrigo, i cili ka lënë pas dëmtimin dhe më në fund është përfshirë në listë.

Braziliani u dëmtua kundër Dortmundit dhe është rikuperuar në kohë për të qenë në skuadrën e Ançelotit, diçka që dukej e pamundur të ndodhte.

Po ashtu, lajm i mirë është rikthimi i gatshëm dhe i mbrojtësit, Antonio Ruiger. Gjermani që vuante nga një mbingarkesë ka kaluar gjithçka dhe pritet të jetë titullar në mbrëmje. Ata që mungojnë në ndeshjen e sotme janë: Karvahal, Kurtua dhe Alaba.

 

Show More

Related Articles

Back to top button