LajmeRajon

Rama nga Hungaria: Shqiptarët janë komuniteti më pro amerikan në botë, s’përbën ndryshim kush është në Shtëpinë e Bardhë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në Hungari për takimin e Komunitetit Politik Europian dhe marrjen e stafetës për samitin e ardhshëm në Tiranë në gjysmën parë të 2025. I pyetur për zgjedhjen e Donald Trump si president i SHBA-ve, Rama tha se rikthimi i tij mund të jetë një gjë e mirë për Evropën.

Kreu i qeverisë tha se e sheh rizgjedhjen në krye të Shtëpisë së Bardhë si një mundësi për t’i bërë gjërat më ndryshe.

“Mënyra se si e shoh unë është se është bërë shumë zhurmë, ndoshta jo në mënyrën e duhur për kthimin e tij të mundshëm. Përvoja më thotë se kur ishte president, dhe të gjithë thoshin se NATO do të bëhej më e dobët, u bë më e fortë. Le të shohim dhe le të mos bëhemi histerikë përpara sesa të shohim realitetin. SHBA janë SHBA dhe nuk mendoj që kjo do të jetë domosdoshmërisht diçka e keqe, mund të jetë një gjë e mirë për Evropën.

Ia kam thënë Zelenskyt, mendoj se nuk është domosdoshmërisht diçka për t’u shqetësuar për shkak të tij por për të reflektuar, bërë shumë më tepër për një Evropë shumë më të fortë kur u zgjodh herën e parë të gjithë po dridheshin se ndoshta NATO-s do t’i vinte fundit, por u bë më e fortë. Ajo që ka ndodhur në SHBA nuk është diçka shqetësuese, por mundësi më e madhe për t’i bërë gjërat ndryshe për ne dhe për botën.

Unë jam kryeministri i Shqipërisë dhe ne jemi një vend i vogël. Unë jam më i gjati prej tyre, por nuk më takon mua. Shqiptarët janë komuniteti më pro evropian dhe kushdo që vjen në SHBA, nuk përbën problem.”, u shpreh Rama

 

Show More

Related Articles

Back to top button