LajmeMaqedoni

Zgjedhjet në Bullgari, në Maqedoni kanë votuar 327 persona

Koalicioni i ish-kryeministrit bullgar, Bojko Borisov, “GERB-SDS” mori më së shumti vota nga qytetarët bullgarë që votuan dje në Maqedoni (109), ndërsa rezultati i dytë më i mirë ishte i koalicionit “Ndryshimet vazhdojnë – Bullgaria Demokratike” i cili mori 53 vota. Pas tyre vjen partia “Rilindja” me 48 vota dhe “Ka popull” me 24. Të dhënat janë publikuar në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Bullgarisë (KQZ).

Qytetarët bullgarë në Maqedoninë e Veriut mund ta ushtrojnë të drejtën e votës në pesë vende – në ambasadën bullgare në Shkup, ku kanë votuar më së shumti votues, në Konsullatën e Përgjithshme të Bullgarisë në Manastir, si dhe në vendvotimet në Ohër, Prilep dhe Strumicë.

Siç raportojnë mediat bullgare, në zgjedhjet e djeshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut votuan gjithsej 327 qytetarë bullgarë, praktikisht më së paku krahasuar me ata që votuan në zgjedhjet në tre vitet e fundit.

Në qershor të këtij viti në vend kanë votuar 340 shtetas bullgarë, në prill 2023-453, ndërsa në zgjedhjet e tetorit 2022-461 votues./Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button