Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler tha se nuk ka afat kohor se kur do të ndodhë, por siguroi që lista e zezë amerikane do të përditësohet me emra të rinj nga Maqedonia e Veriut, përcjell TV21. Ageler tha se uashingtoni tashmë po shqyrton disa emra.
“Lista është shumë dinamike. Gjithmonë ka emra që rishikohen dhe diskutohen. Nuk kam afat kohor, sepse është vendimi i Uashingtonit, por mund t’ju sigurojë që deri sa flasim, ka një numër të emrave që merren në konsideratë, dhe si gjithmonë ne shohim që të shtojmë emra të rinj”, deklaroi Ageler./tv21.tv