LajmeMaqedoni

Tensione në Kuvend, Gashi thërret sigurimin! Kapet fizikisht Apasiev dhe deputeti i VMRO-së, Aleksandar Veljanovski

Deputeti dhe lideri i së Majtës, Dimitar Apasiev, në seancën e sotme të Kuvendit fillimisht ka hyrë në një debat verbal me deputetin e VMRO-DPMNE-së, Zoranço Jovançev, e më pas i ka hedhur kufjet dhe ka tentuar ta konfrontojë fizikisht.

Apasiev i bërtiti Jovançevit që të mos përmendte më familjen e tij dhe ta shaj me motër. Ka ndërhyrë edhe sigurimi parlamentar.

Kryeparlamentari Afrim Gashi ka dhënë pushim për të qetësuar situatën.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk