LajmeMaqedoni

RMV-Çeki 30 vite marrëdhënie diplomatike, Gashi takon Vondráček

Kisha nderin të takoj Delegacionin e Komisionit për Punë të Jashtme nga Parlamenti i Çekisë, i drejtuar nga Z. Radek Vondráček, Zëvendëskryetar i Komisionit dhe i shoqëruar nga ambasadori i Çekisë, Andrea Steiner Votavova, ka shkruar kryeparlamentari Afrim Gashi.

“Tani që shënojmë 30 vjet nga vendosja e merrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve tona, ky takim u fokusua në thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar, dhe në mundësitë për forcimin e lidhjeve tona përmes linjave dirkte ajrore, shkëmbimit të sutdentëve dhe investimet e ndryshme.

Diskutuam edhe për angazhimin dhe sfidat në rrugën e integrimit europian. Në këtë konteskt, shpreha mirënjohjen time për Republikën e Çekisë, që ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetje të aspiratave tona europiane, ndaj theksuam rëndësinë e intensifikimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në avancim të reformave për integrim dhe zhvillim”, shkruan Gashi.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk