LajmeRajon

Sulmohet stacioni policor në Zveçan

Stacioni policor në Zveçan u sulmua pak para mesnatës, njoftoi Policia e Kosovës. Policia njoftoi se drejt oborrit të stacionit +u hodhën dy granata dore nga persona të panjohur. Sipas Policisë, sulmi ka shkaktuar dëme materiale, por nuk ka lënë asnjë të lënduar. Dy ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi në fshatin Izvor të Zveçanit, në veriun e banuar me shumicë serbe, po ndërtohej një nënstacion i ri policor. Përfaqësuesit e komunitetit serb kundërshtojnë ndërtimin e stacioneve policore ose bazave policore, me arsyetimin se ata janë të ekspozuar ndaj “presioneve dhe diskriminimit” nga ana e Policisë. Ndërkohë, në veri janë dërguar kryesisht policë nga komuniteti shqiptar, si dhe pjesëtarë të njësive speciale të Policisë së Kosovës. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button