Ne nuk do të heqim dorë nga kërkesa për të rritur pagën minimale në 450 euro sepse ky është pragu nën të cilin nuk duhet të shkohet, deklaroi Trpe Deanoski kryetar i Sindikatës së punëtorëve nga administrata, autoritetet gjyqësore dhe shoqatat e qytetarëve. Ai tha se asnjë nga të punësuarit në sektorin publik dhe privat nuk duhet të marrë rrogë 450 euro, sepse ajo është një ndihmë sociale që shteti ua jep të punësuarve.
“Kërkesa për 450 euro mbetet në tavolinë, është kërkesa jonë, ajo nuk është shprehur tani është shprehur para disa vitesh. Shohim që paga minimale po rritet në të gjitha vendet e rajonit, siç e patë, Bosnja dhe Hercegovina e rriti atë në 600 euro. Nëse BH mund ta bëjë këtë, pse ne nuk mund të ndjekim shembullin e tyre. Ata shumë thjeshtë e bënë këtë përmes asaj që quhet shpenzime ushqimi dhe transporti. Ne si sindikatë prej vitesh kemi thënë se ushqimi dhe transporti nuk janë shtesë e as kompensim rroge dhe se askush nuk e di më se sa marrim për ushqim dhe transport. Që nga viti 2009 ka mbetur në të njëjtën shumë prej 2600 denarëve e kjo është pikërisht me çmimet për transport dhe ushqim. Inflacioni nga viti 2009 e deri më tani është rritur në mbi 40 % ndërsa çmimet kanë mbetur të njëjta”.
Deanoski tha se rreth 95% e të punësuarve në administratën shtetërore dhe në gjykata kana paga nën mesataren si dhe se 450 euro sipas shportës sindikale nuk i plotësojnë nevojat elementare të jetës në vendin tonë. “Si vend ishim në rang-listë me paga me Kosovën dhe Shqipërinë, ndërsa aktualisht jemi të fundit në rajon me të ardhura të ulta si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, theksoi Deanoski.