LajmeRajon

Bllokohet në Durrës peshkarexha me 80.000 litra naftë kontrabandë

Durrës- Një sasi e madhe prej 80 mijë letra naftë është bllokuar nga Policia Kufitare në Portin e Durrësit. Gjithashtu, është bllokuar peshkarexha që doli në det pa njoftuar Portin dhe fiku qëllimisht GPS për të shmangur gjurmimin dhe itinerarin.

Janë shpallur në kërkim administratori, kapiteni dhe mekaniku i peshkarexhës, të cilët kishin përshtatur një depozitë për naftën e kontrabanduar, me qëllim shmangien e detyrimeve doganore, si dhe kishin ankoruar peshakrexhën pa njoftuar në ish-kantierin detar në Portin e Durrësit.

Blutë bëjnë me dije se peshkarexha kishte dalë pa lejen e kapitenerisë në det të hapur dhe më pas kishte fitur GPS me qëllim humbjen e gjurmëve.

Mësohet se në këtë moment peshkarexha ka ngarkuar karburantin nga një tjetër anije dhe është kthyer në port me depozitat plotë.

Në vijim të veprimeve u bë sekuestrimi i peshkarexhës dhe i sasisë së naftës të dyshuar të kontrabanduar.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës po vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme, identifikimin dhe vënien para përgjegjesisë ligore të shtetasve të tjerë të përfshirë. (noa.al/M.D)

Show More

Related Articles

Back to top button