LajmeRajon

DASH: Altin Dumani, kampion i antikorrupsionit

Altin Dumani është shpallur kampion i antikorrupsionit nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Kreu i SPAK-ut në Shqipëri ka marrë kështu vlerësimin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që është një nga vendet që i ka mbështetur më shumë organet e reja të drejtësisë në vendin tonë. Vlerësimi u bë në Departamentin e Shtetit, nga Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, Anthony Blinken, në një ceremoni ku morën pjesë edhe zyrtarë të lartë amerikanë. Blinken tha se numri një i listës ishte pikërisht drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, pasi “ka bërë një punë të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit” dhe se “ka goditur politikanë të lartë dhe grupe kriminale”. Ai e cilësoi si një nga njerëzit më të besueshëm në Shqipëri Dumanin dhe SPAK. “Altin Dumani, nga Shqipëria, drejton një agjenci të re. Ka goditur politikanë të lartë, por edhe grupe të rëndësishme kriminale, duke bërë punë të jashtëzakonshme dhe një nga njerëzit më të besueshëm dhe institucion me të besueshme në Shqipëri”, deklaroi Blinken. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button