LajmeMaqedoni

“Në të ardhmen e afërt do të ketë polici komunale”, Gjorgjievski: Kërkojmë që gjobat të rriten nga 50-200 € në 4000-6000 €

Kryetari i BNJVL-së, Orce Gjorgjievski thotë se pritet që në të ardhmen e afërt të ketë polici komunale, përcjell TV21. Gjorgjievski tha se për këtë janë në komunikim të vazhdueshëm me ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, përcjell TV21. Gjorgjievski thotë se gjithashtu kanë kërkuar që të rritet çmimi i gjobave, posaçërisht për shkeljet që bëhen për deponitë e egra.

“Në lidhje me policinë komunale, tashmë është përgatitur propozim ligj, gjegjësisht ndryshime për të njëjtin. Në periudhën në vijim…tashmë kemi pasur takim me z.Toshkovskin, gjatë ditës së nesërme do të kem takim koordinues, ku mes pikave të tjera, do ta diskutojmë edhe këtë me ministrin dhe besoj që do të sillet edhe kjo zgjidhje ligjore në të ardhmen e afërt. Kemi inicuar edhe ndryshim në gjoba, që për momentin janë minimale, janë nga 50 deri 200 euro, ne kërkojmë globa minimale, posaçërisht për deponitë e egra, të jetë nga 4000 deri 6000 euro dhe të ketë mundësi që shërbimet e komunës ta konfiskojnë automjetin, që më pas t’i dorëzohet MPB-së”, tha Orce Gjorgjievski m kryetar i BNJVL-së./tv21.tv

 

Show More

Related Articles

Back to top button