Nuk ka se si të mos shfaqet i lumtur pas fitores 2-0 ndaj Mançester Sitit, trajneri i Juventusit, Tiago Mota.
Ai foli për mediat duke u shprehur se kjo është një fitore e arritur me shpirt.
“Kam përjetuar emocione të mëdha. Është një fitore me shpirt, por jo vetëm kaq. Përdorëm edhe kokën, dëshirën për t’i bërë gjërat mirë dhe në mënyrën e duhur”, shprehet fillimisht trajneri bardhezi, Tiago Mota.
“Ne e dinim se do të duhej të luanim shumë poshtë, ose të paktën një pjesë të mirë të ndeshjes, ashtu siç e dinim që do të duhej të bashkoheshim në sulm për t’i goditur në kohën e duhur. E bëmë këtë gjë dhe është një fitore e merituar. Bravo djemve dhe të gjithë, sepse ne rikuperuam edhe disa lojtarë. Të gjithë po bëjnë më të mirën, madje edhe stafi mjekësor, për t’i sjellë lojtarët në formë. Ata që erdhën më vonë na kanë dhënë një ndihmë të madhe”, deklaroi tekniku i bardhezinjve.