LajmeRajon

Kosova arrin marrëveshje me Kroacinë për njohjen e ndërsjellë të patent shoferëve

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se ka nënshkruar marrëveshje të rëndësishme me homologun e tij nga Kroacia, Davor Bozinovic.

Svecla përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se kanë arritur marrëveshje për njohjen e ndërsjellë të patent-shoferëve, për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes nga katastrofat natyrore dhe të tjera, memorandum bashkëpunimi të ndërsjellë në fushën e forenzikës dhe memorandum bashkëpunimi mes akademive policore.

“Jam shumë i lumtur që në kuadër të vizitës zyrtare në Kroaci të cilës po i prinë Kryeministri Albin Kurti, sot nënshkruam me homologun tim Davor Božinović:

– Marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të patentshoferëve;

– Marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes nga katastrofat natyrore dhe të tjera;

– Memorandumin për bashkëpunim të ndërsjellë në fushën e forenzikës dhe

– Memorandumin e bashkëpunimit mes akademive tona policore”, ka shkruar Sveçla.

Sipas tij, këto marrëveshje dhe memorandume do të ndikojnë drejtpërdrejtë në forcimin e sistemeve të sigurisë dhe emergjencave ndërsa marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të patent-shoferëve do t’i ndihmojë mërgatës që jeton në Kroaci si në aspektin ekonomik ashtu edhe në lehtësimin e zhvillimit të tyre atje.

“Kosova po fuqizohet në vazhdimësi duke bashkëpunuar por edhe duke u dëshmuar si partner serioz për shtetet mike e demokratike”, ka shkruar ndër të tjera ministri i MPB-së. /Telegrafi/

 

Show More

Related Articles

Back to top button