LajmeMaqedoni

LSM: Deri në fund të vitit punëdhënësit duhet ta paguajnë K-15, ndryshe do të ketë gjoba

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë rikujton se deri në fund të vitit punëtorëve duhet t’u paguhet pushimi vjetor i cili është i rregulluar me Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive për sektorin publik dhe Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive për sektorin privat.

“Si sindikatë përfaqësuese në sektorin publik, vitin e kaluar në vitin 2023 nënshkroi Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive për sektorin publik, me të cilën pas një periudhe të gjatë kohore, krahas të drejtave të tjera, siguroi edhe të drejtën e pushimit vjetor për të gjithë punonjësit në sektorin publik”.

“Në këtë drejtim, ju rikujtojmë se kjo e drejtë duhet t’u sigurohet punëtorëve deri në fund të vitit, për të cilën Qeveria në fakt në seancën e fundit vendosi që i gjithë sektori publik të paguajë pagesën e pushimit vjetor për punëtorët dhe punëdhënësit duhet të respektojeni në tërësi”, thonë nga LSM.

Nga aty theksojnë se zbatimi i Marrëveshjeve të Përgjithshme Kolektive për sektorin privat dhe publik të nënshkruar nga LSM është i detyrueshëm./Telegrafi/

 

Show More

Related Articles

Back to top button