LajmeMaqedoni

Rriten çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,53 % në raport me vendimin e datës 10.12.2024.
Nga data 17.12.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95                 76,50 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98                 79,00 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V)             70,50 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 69,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 45,765 (denarë/kilogram)

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe të EURODIZELIT (D-Е V) rriten për 0,50 den/l.

Çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-98 rritet për 1,00 den/l.
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) nuk ndryshon.

Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU ulet për 0,010 den/kg dhe tani është 45,765 den/kg.

Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 17.12.2024.

 

Show More

Related Articles

Back to top button