E ardhmja e Xhoshua Kimihut vazhdon të jetë e paqartë, nëse do të mbetet te Bajern Munihu apo do të largohet. Ylli gjerman është futur në muajt e fundit të kontratës me bavarezët dhe top klubet evropiane duan transferimin e tij. Kampioni në fuqi i Anglisë, Man. Siti ka shtuar yllin e Bajern Munihut, Xhoshua Kimih në listën e tyre të nënshkrimeve të mundshme të janarit, sipas “Daily Star” .
Kimih, i cili fillimisht u nënshkrua nga Bajern për vetëm 7 milionë euro si 20-vjeçar, ka qenë një figurë kyçe për klubin, duke u paraqitur në pozicione të shumta, duke përfshirë qendërmbrojtësin, mesfushën dhe mbrojtësin e djathtë.
Me kontratën e tij që skadon në verë, Kimih është i lirë të fillojë bisedimet me klubet jashtë Gjermanisë nga 1 janari dhe mund të nënshkruajë një marrëveshje parakontrate për një lëvizje në fund të sezonit
Pavarësisht vlerësimit të tij prej 50 milionë eurosh në “Transfermarkt”, Man. Siti mund të jetë në gjendje të nënshkruajë me mesfushorin e gjithanshëm për një fraksion të atij çmimi. Xhoshua Kimih këtë edicion ka 5 asiste në 23 ndeshje për Bajern Munihun këtë sezon