Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi sot i ka ndarë vendimet për subvencion për ndërmarrje të vogla dhe të mesme dhe zejtarë në bazë të të dhënave publike të publikuara sipas masës nga Programi për zhvillim të sipërmarrësisë dhe konkurrencës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për vitin 2024.
“Një nga prioritetet e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës është zhvillimi dhe mbështetja e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme dhe zejtarë, kështu që në këtë drejtim vazhdimisht planifikohen dhe realizohen masa, me të cilat ndihmohet rritja e tyre dhe përmirësohet konkurrenca e tyre. Edhe këtë vit, Ministria e Ekonomisë dhe Punës, në kuadër të Programit për zhvillim të sipërmarrësisë dhe konkurrencës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për vitin 2024 ka realizuar dy masa. Njëra ka të bëjë me mbështetje financiare për ndërmarrje mikro, të vogëa dhe të mesme në vlerë të përgjithshme prej 57.000.000 denarë, dhe për subvencionimin e shpenzimeve të zejtarëve në vlerë të përgjithshme prej 6.500.000 dnarëve”, njoftuan nga Ministria e Ekonomisë.