LajmeMaqedoni

Dimitrovski: Nuk preket gjuha shqipe, as marrëveshja e Ohrit

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Zoran Dimitrovski ka vizituar këtë të enjte Korçën, nga ku ka folur rreth debatit të krijuar në Shkup për ligjin e gjuhëve që ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese.

Ai u shpreh se asnjë nismë nuk do të prekë vendimet e përbashkëta, siç janë marrëveshjen e Ohrit e firmosur me shqiptarët, apo ajo e Prespës, e firmosur me Greqinë.

“Ka iniciativa për të riparë disa nga çështjet dhe ligjet e gjuhëve të ndryshme në Maqedoni, siç është gjuha shqipe. Këto vendime e rishikime nuk kanë qëllim të ndikojnë përdorimin e gjuhës shqipe. Janë çështje të specifikimeve të gjuhëve, uniformimin, ushtrinë, bankat. Është ende në gjykatë, por nuk do të ketë vendime antikushtetuese qe do të prekë përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni. Ne duam që shqiptarët të ndihen të lirë e të sigurt, por është e rëndësishme që gjuha maqedonase të vlerësohet nga gjithë shtetasit në Maqedoni”, u shpreh Dimitrovski.

Zv/ministri i Jashtëm i RMV ndodhet në Korçë me rastin e 80-vjetorit të mësimit të gjuhës maqedonase në Shqipëri. Ai i shprehet mirënjohës Tiranës zyrtare, që ka lejuar komunitetin maqedonas të mësojnë dhe flasin pa problem gjuhën e tyre mëmë.

“Është mundësi historike sepse jemi fqinje të ngushtë dhe e vlerësojmë që Shqipëria ka lejuar maqedonasit të shprehin gjuhën e tyre. Ka ura bashkëpunimi midis dy vendeve dhe të dyja vendet duan të bëhen vende të BE dhe punojnë në çështjet gjuhësore dhe kulturore”, nënvizoi ai.

 

 

Show More

Related Articles

Back to top button