Takimi i liderëve të Bashkimit Evropian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor në Bruksel u mbyll me një deklarata përfundimtare optimiste, në qendër të të cilit ishte pajtimi me përshpejtimin e procesit të zgjerimit
“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin tonë. Ne rikonfirmojmë edhe një herë angazhimin tonë të plotë dhe të qartë ndaj perspektivës së anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Zgjerimi është një investim gjeostrategjik në paqe, siguri, stabilitet dhe prosperitet”, thuhet në deklaratë. BE-ja mirëpret vendosmërinë e partnerëve të Ballkanit Perëndimor për të respektuar dhe për t’u përkushtuar ndaj vlerave dhe parimeve thelbësore evropiane, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe angazhimin e ritheksuar ndaj përparësisë së demokracisë, të drejtave dhe vlerave themelore dhe sundimit të ligjit, nënvizohet më tej. Një pikë tujetër e rëndësishme e dokumentit ishte angazhimi i KE-së për të vijuar me integrimin gradual të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor në tregun e përbashkët të Bashkimit Europian.
Nga Kosova dhe Serbia ndërkohë u kërkua zgjidhja e mosmarrëveshjeve, por presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e kritikoi Bashkimin Evropian se është i “padrejtë” ndaj Kosovës në politikat e saj, duke mos i hequr masat ndëshkuese ndaj saj dhe duke mos treguar gatishmëri për ta shqyrtuar kërkesën e saj për anëtarësim në bllok.