Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në seancën e sotme parlamentare tha se qytetarët të ndjehen të qetë dhe të sigurt, gjendja e sigurisë është stabile, qeveria sjell ekonomi më të mirë, paga më të larta dhe ia kthen dinjitetin që e shiti qeveria e kaluar e LSDM-së dhe BDI-së.
“Përderisa Misovski mendonte se Talat Xhaferi ishte idhull dhe kryetar frymëzues i Kuvendit, ai shqiptoi ofendime dhe kualifikime.
Ndjehuni të sigurt, shpresoj që pas këtyre viteve të kaluara në Kuvend, të kaluara në kurrizin e qytetarëve, të keni një tryezë të pasur të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve dhe të gëzoni qetësinë dhe sigurinë që kjo qeveri e udhëhequr nga koalicioni “Maqedonia juaj” dhe OBRM-PDUKM në të cilën është pjesë integrale janë koalicioni VLEN dhe ZNAM se këto ditë do të jenë të sigurta dhe paqësore për ju, nuk keni nevojë të shqetësoheni për vitet në vazhdim”, tha kryeministri Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes nga Deputeti Goran Misovski lidhur me gjendjen e sigurisë.
Kryeministri Mickoski i tha deputetit Misovski që të kërkojë llogari të gjithë ata që ishin idhuj dhe partnerë të koalicionit të tij që të kthehen dhe t’u përgjigjen autoriteteve, për shkak të krimit që ka dyshime të arsyeshme që kanë bërë./Telegrafi/