LajmeMaqedoni

Limani: Gjashtë mijë denarë për secilin fëmijë që lind në Gostivar

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani paralajmëron masa të reja në këtë komunë. Limani tha se një ndër masat është që për secilin fëmijë që lind në Gostivar do të ketë 6 mijë denarë.

“Disa masa që do t’i propozoj për herë të parë, një prej tyre do të jetë 6 mijë denarë për çdo fëmijë të lindur në Gostivar në vitin 2025, gjithashtu do të ketë ndihmë për të gjithë nxënësit që do të regjistrohen në klasat e para. Ndihmë për prindërit e tyre realisht për harxhimet e fillimit të vitit shkollorë, do të ketë subvencione për inverter…”, tha në “Daily Click” Valbon Limani.

Limani poashtu njoftoi se 8 komunat e Pollogut do të ndërtojnë strehimore rajonale për qentë endacak. Limani tha se strehimorja e qenve endacak do të ndërtohet në Komunën e Vrapiçishtit, ku siç tha kanë marrë edhe lejen për ndërtim nga kryetari i Vrapçishtit.

Limani gjithashtu bëri të ditur se ky projekt do të kushtojë gjysmë milionë euro, dhe se barra më e madhe për ndërtim do të jetë e Komunës së Gostivarit dhe Komunës së Tetovës, si dy komunat më të mëdha në Pollog.

 

Show More

Related Articles

Back to top button