BDI nuk kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare pasi ka argument, por për të shpëtuar zyrtarët nga radhët e saj të përfshirë në krim dhe korrupsion. Kështu tha në emisionin “Politica” në televizionin Globi, Bashkim Hasani nga Lëvizja Demokratike. Ai thotë se qeveria aktuale pjesë e së cilës është edhe koalicioni VLEN, ka numra stabile, prandaj, sipas tij, vitin 2025 do të ketë vetëm zgjedhje të rregullta lokale, por jo edhe parlamentare siç kërkon opozita shqiptare.
“Nuk kanë argument, kanë pretekst. Kur VMRO-ja ka kërkuar zgjedhje të parakohshme në atë kohë kur Qeveria mbaheshte me 60-61 deputetë dhe nuk kishte zgjedhje të parakohshme. Edhe tash nuk ka një argument sepse Qevria ka numra stabile. Në vitin 2025 planifikohen zgjedhjet lokale dhe nuk planifikohen zgjedhje parlamentare”.
Duke komentuar deklaratat e shumë përfaqësuesve nga Fronti Europian se VLEN do të pëson humbe të thellë në zgjedhjet lokale për shkak të servilizimit të tyre në Qeverinë aktuale, Hasani tha se do të ndodh e kundërta. Sipas tij, ajo që i ka ndodhur dhe pritet ti ndodh BDI-së e që aludonte në ndjekjen penale të disa ish zyrtarëve të saj, është dëshirë, por jo edhe mundësi për të fituar në zgjedhje.
“Tash pas gjithë këtyre situatave të cilat i ndodhen BDI-së, edhe pas shumë situtave që do ti ndodhin edhe në të ardhmen, dhe të pretendosh se do të fitosh … Të duash dhe të mundesh ka dallim. Unë e di se duan, por nuk do munden”.
I pyetur se kush do të jetë kanididat i VLEN-it për kryetar komune në Gostivar, ai përmend emrin e vetë dhe të kryetarit aktual Valbon Limani, me të cilin dikur kanë mësuar bashkë dhe kanë qenë në një klasë.
“A Valboni a Bashkimi, njejtë është, ose qoftë edhe kandidat tjetër nga koalicioni VLEN. Nuk kemi ambicie, jemi të përqëndruar kandidatë të cilët do të jenë më të kapshëm për qytetarët, kandidatë të cilët vërtetë do të bëjnë një ndyrshim politik edhe në udhëheqjen e politikave lokale këtu në Gostivar. Besoj se më mirë se qytetarët që mund të japin vlerësimin se kush duhet të jetë, s’ka asnjë mekanizëm tjetër. Andaj, e përsëris si në fillm se 2025-ta do të jetë vit në të cilin do të bëhen edhe këto kalkulime dhe këto matje, por realisht kushdo qoftë kandidat nga koalicioni VLEN, do të jetë kandidat që do ti përmbushe kërkesat e qytetarëve”.
Hasani tha se ende nuk kanë vendosur për emra nëpër komuna tjera me të cilët do të garojnë në zgjedhjet lokale. Viti që vjen, tha ai, do të jetë vit i intensifikimit dhe zbradhje të emrave. Sa i takon LD-së, tha se pas janarit do të zgjidhen krytetarët e degëve në të gjitha vendbanimet shqiptare në nivel vendi.