LajmeRajon

Vuçiqi paralajmëron dorëheqje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se “është e rëndësishme që ai të largohet nga udhëheqja e Partisë Progresive Serbe” (SNS).

Vuçiq tha se pavarësisht dobësive të saj, SNS-i është “organizata më e mirë politike” në Serbi.

“Pas një kohe duhet ta kuptosh se nuk je i përjetshëm dhe t’u japësh hapësirë ​​të tjerëve”, tha Vuçiq të dielën.

Ai tha SNS-i, i udhëhequr prej tij, ka arritur të realizojë ndryshime kyçe në vend.

Lidhur me raportimet në media se ai është i pakënaqur me anëtarët e SNS-it, Vuçiq tha se “neveritet nga njerëzit që shkojnë dhe i përhapin këto thashetheme individuale tek gazetarët”.

“Këtë e bëjnë për t’u pëlqyer, që të mos sulmohen, por të sulmojnë dikë tjetër. Janë parti të tëra politike që merren vetëm me këtë”, tha Vuçiqi.

Show More

Related Articles

Back to top button