LajmeMaqedoni

Letërnjoftimet me emrin e vjetër kushtetues do të jenë të vlefshme deri në skadimin e tyre

 

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, sot ka qëndruar në Tetovë, ndërsa në paraqitje para mediave ka folur për çështjen e letërnjoftimeve, pasaportave dhe lejeve për vozitje me emrin e ri kushtetues.

Toshkovski tha se tashmë një numër i madh i pasaportave janë ndryshuar, ndërsa tha se letërnjoftimet me emrin e vjetër do të vlejnë deri në datën e skadimit të tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kaosin që e lanë e dijmë të gjithë, si e menaxhuam është temë tjetër, por kemi arritur tu përgjigjemi nevojave të qytetarëve dhe arritëm të lëshojmë numër të madh të pasaportave për gjashtë muaj. Sot kemi situatën në të cilën numër i madh i pasaportave janë lëshuar me emrin e ri dhe tashmë nuk ka turma”.

“Ndërsa sa i përket letërnjoftimeve, ata do të vlejnë derisa është afati i tyre i skadimit. Kurse sa i përket lejeve të vozitjeve, numri më i madh i tyre janë ndërruar. I ftoj zyrtarët policorë që të kenë parasysh rregullat ligjore gjatë kontrollit të qytetarëve, gjegjësisht të zbatojnë vetëm vërejtjet për lejet e vozitjeve që nuk janë me emrin e ri kushtetues”.

“Me letërnjoftim të vlefshëm qytetarët mund të dalin nga shteti, gjegjësisht në ato vende me të cilat kemi marrëveshje për të pranuar letërnjoftimet tona me emrin e vjetër”, tha mes tjerash Toshkovski.

 

 

Show More

Related Articles

Back to top button