GostivarLajme

U mbajt manifestimi tradicional “Korita feston”

Për herë të shtatë më radhë, në fshatin Koritë u mbajt manifestimi tradicional “Korita feston”, i cili manifestim organizohet nga shoqata “Korita Thërret”, dhe vjen gjatë periudhës kur në vendlindje janë mërgimtarët. Manifestimi edhe sivjet kishte tubuar me qindra banorë të Koritës dhe shumë mysafirë të tjerë të ardhur nga gjitha vendbanimet shqiptare. Festa u shoqërua me program të begatë kulturoro-artistik. Në manifestimin “Korita Feston”, nga udhëheqësia e shoqatës, u shpalosën edhe aktivitetet që shoqata i ka kryer përgjatë një viti, gjegjësisht nga viti i kaluar e deri në mbajtjen e manifestimit. Kryetari i shoqatës “Korita Thërret”, Nazif Nuhiu tha se të i gjithë ky organizim mban vulën e antarësisë e cila qendron besnike me vite të tëra.

Nuhiu, ka falenderuar të gjithë ata që kanë kontribuar për organizimin edhe këtë vit, ndërsa premtoi se i njejti do të vijë edhe vitet tjera, pasi rinia ka interesim për këtë organizim. Festa ka vazhduar me zurla e tupanë, ndërsa për të pranishmit u shtrua drekë, e cila sivjet ishte përgatitur nga kuzhina popullore “Vita Abi” – Gostivar.

Show More

Related Articles

Back to top button