Kristiano Ronaldo do të zgjasë kontratën e tij me Al-Nassr deri në qershor 2026 pas shumë spekulimeve se ku do të luajë sezonin e ardhshëm, raportoi gazeta portugeze “A Bola”, duke cituar burime saudite.
Kontrata aktuale e Ronaldos me Al-Nassr skadon në fund të sezonit dhe sipas kontratës së re ai do të vazhdojë të marrë 200 milionë euro në vit, pra 16.67 milionë në muaj, 3.88 milionë në javë dhe 555.555 euro në ditë.
Kjo shumë mund të rritet në varësi të bonusit të nënshkrimit dhe të ardhurave tregtare që lidhen me të drejtën e autorit. Gazeta saudite “Al Khabara” thekson se Al-Nassr është angazhuar për ta bërë skuadrën më konkurruese, duke qenë se aktualisht janë nëntë pikë prapa liderit të ligës saudite, Al Hilal.
Ronaldo po luan jashtëzakonisht mirë këtë sezon dhe ka shënuar 17 gola me tre asistime në 20 ndeshje, dhe në total që nga ardhja në Al-Nassr ka shënuar 81 gola në 90 ndeshje.