LajmeRajon

“Dialogu”, nesër mbahet takim i përbashkët për personat e zhdukur

Nesër në Bruksel, do të mbahet takimi i parë inaugurues i Komisionit të Përbashkët për personat e zhdukur, i cili do të zhvillohet në nivel të zëvendësuesve. Në këtë takim, delegacioni i Kosovës do të përfaqësohet nga Halil Cenaj. Kështu njoftoi kryetari i komisionit qeveritar për personat e zhdukur Andin Hoti, i cili tha se kërkesat e Kosovës kryesisht lidhen me monitorimin e zbatimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur, me fokus të veçantë në shkresën për arkivat. Edhe emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak tha se fokusi i kësaj jave në Bruksel do të jetë te takimi i parë i Komisionit të përbashkët për personat e zhdukur. Për nevojën e avancimit në dialog, Lajçak shkroi se ka diskutuar me zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara. Për zbatimin e plotë të Deklaratës së përbashkët për personat e zhdukur me dhunë, Kosova dhe Serbia u pajtuan në dhjetor të vitit të kaluar. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button