LajmeMaqedoni

Protestë para ministrisë së Kulturës, administrata kërkon rritjen e pagave për 30 për qind

Ka vazhduar edhe sot protesta e punonjësve të disa ministrive dhe institucioneve të caktuara shtetërore. Dhjetëra sindikalistë ndaluan sot para ministrisë së kulturës, duke përsëritur kërkesat e tyre për rritjen e shtesave në paga në vlerë prej 30 përqind si dhe nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive. Kryetari i SPOGj, Tërpe Dejanovski kërkoi nga opozita të mos i bashkëngjitet në protesta pasi tha se kishin 7 vite kohë por nuk ofruan zgjidhje. Nga ana tjetër ai përmirësoi deklaratën e përfaqësueses së Qeverisë Miteva, duke theksuar se sindikata nuk është hedhur në grevë, por po proteston. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button