LajmeMaqedoni

Ligji për mbrojtjen e fëmijëve, Licencat dhe provimet në gjuhën shqipe

Licencat për kujdestarë dhe edukatorë të fëmijëve nëpër institucione të përkujdesjes, krahas gjuhës maqedonase do të jepen edhe në gjuhën shqipe, ndërkaq provimi do të jepet në gjuhën shqipe me kërkesë të aplikuesit.

Ndryshimet ligjore u miratuan në Kuvend me ndërhyrje të dy amendamenteve të VMRO-DPMNE-së.

Katër iniciativat e tjera të LSDM-së dhe “Së Majtës” u refuzuan. Sipas VMRO – DPMNE-së mbi 2.500 persona presin për të marrë licencë për t’u punësuar nëpër kopshte.

“Licenca jepet në gjuhën maqedonase, por nëse aplikuesi flet gjuhën të cilën e flasin 20% e qytetarëve, me kërkesë të tij i jepet licencë në gjuhën maqedonase dhe gjuhën të cilën flet personi. Ky është amendamenti që ne propozojmë në përputhje me nenin pesë të Kushtetutës.”, – deklaroi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanovski.

 

Show More

Related Articles

Back to top button