LajmeMaqedoni

Qytetarët për shportën konsumatore: Promovojnë shportë por shporta është e zbrazët

“Promovojnë shportë por shporta është e zbrazët”, kështu komentojnë qytetarët çmimet e produkteve ushqimore të cilat sipas tyre, gjithnjë shkojnë në rritje dhe nuk mund t’ia dalin me pagat që marrin.

Shporta, Shporta, vetëm shporta, ndërsa shporta është e zbrazet. Një kilogram miell shkon 25 denarë dhe tani më thuaj si të jetojmë me pension. Në market, vaji para nëntorit ishte 72 denarë ndërsa tani është 90 denarë dhe llogarit nga 72 deri në 90 denarë sa dallim ka”, tha një qytetar.

“Çmimet janë të larta ndërsa pagat mbeten të njëjta ndërsa ata shëtisin për në Amerikë, nuk ka autobusë, nuk kanë naftë, rrëmujë, nuk funksionon ligji. Qytetarët nuk janë të kënaqur aspak. Çmimet janë shtrenjtuar, ndërsa gënjejnë se kanë lëshuar inspeksion por gjithçka është gënjeshtër, njerëzit janë të pa kënaqur”, u shpreh një tjetër qytetar.

“Çmimet janë rritur, 110 denarë vaji, nga 80 në 110 denarë, si është e mundur kjo, produktet e qumështit gjithashtu, gjithçka është shtrenjtuar dhe vetëm gënjejnë.(0:26 -0:38) Me 20 mijë denarë si të jetosh! Kjo është arsyeja se perse të rinjtë ikin nga këtu, ikin sepse nuk ka prosperitet, nuk ka ardhmëri dhe nuk ka asgjë dhe për këtë edhe ikin”, deklaroi një qytetar.

Sipas përllogaritjeve të Lidhjes së Sindikatave, një familje katër anëtaresh për të mbuluar shpenzimet për një muaj i duhen 63.252 denarë. Ndërsa sipas sindikatave, shporta minimale sindikale për këtë muaj është rritur për 391 denarë në krahasim me muajin e kaluar e cila arriti 62.861 denarë.

Kryetari i sindikatave, Sllobodan Trendafilov, gjatë ditës së djeshme bëri të ditur se për një vit, shporta minimale e konsumit është rritur për 6.989 denarë, ose 10,65%. Ndërsa shtoi se LSM do të bëj të gjitha përpjekjet për të siguruar llogaritë përfundimtare të tregtarëve se si pasurohen në kurriz të qytetarëve. /Alsat.mk

 

Show More

Related Articles

Back to top button