LajmeSport

Man. Siti me ofertë maramendëse për brazilianin e Barcelonës

Man. Siti thuhet se po përgatit një ofertë shumë të lartë për të bindur Barcelonën që të lirojë sulmuesin e tyre brazilian, Rafinja. Pep Guardiola është i interesuar për të bërë ndryshime të rëndësishme në skuadrën e tij për sezonin e ri dhe tashmë ka etiketuar disa objektiva.

Sipas mediumit “Todofichajes”, Man. Siti është i interesuar për nënshkrimin e sulmuesit anësor të Barcelonës.  “Qytetarët” thuhet se janë të përgatitur të ofrojnë plotë 100 milionë euro për yllin brazilian. Raporti sugjeron se Arsenali dhe Çellsi po monitorojnë gjithashtu 28-vjeçarin, por një ofertë kaq e rëndësishme nga Siti mund të pengojë klubet e tjera.

Ndryshe, Rafinja ka qenë në formë mbresëlënëse këtë sezon, duke shënuar 22 gola dhe duke dhënë 11 asistime në 30 ndeshje për Barcelonën.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk