LajmeMaqedoni

Zgjedhjet 2022: Renditja në fletëvotime – hidhet shorti

TETOVA, QENDRA ZHUPË DHE MAVROVË-ROSTUSHA MË 20 GUSHT NË ZGJEDHJE

Komisioni Shtetëror I Zgjedhjeve në seancën e sotme me anë të shortit nga përfaqësuesit partiak, ka vërtetuar renditjen e kandidatëve në fletëvotimet për zgjedhjen e Kryetarëve të Komunave Qendra Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë, si dhe për anëtarët e Këshillit të Komunës së Tetovës.

Në fletëvotimin për zgjedhje të anëtarëve të Këshillit Komunal të Tetovës, sic njofton KlanM, me numër 1 do të jetë lista e koalicionit që udhëhiqet nga LSDM-ja, nën 2 VMRO-DPMNE-ja, me numër 3 është PDSH-ja, 4 – Partia Integra, 5 – Grupi I Zgjedhësve Agron Zaimi, 6 – Alternativa, 7 – ASH-ja, 8 – BESA, 9 – Partia Demokratike e Turqve, 10 – grupi I zgjedhësve Elmedina Abdullai, 11 – BDI-ja, 12 – Partia për Emancipim të plotë të Romëve dhe numër 13 – “E Majta”.

Në zgjedhjet për Kryebashkiak në Komunat Qendra Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë, sic njofton KlanM, me numër 1 do të jetë LSDM dhe koalicioni, 2 – VMRO-DPMNE-ja dhe numër 3 – Partia Demokratike Turqve të Maqedonisë.

Zgjedhjet për Kryetar të Komunave Qendër Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë si dhe për Këshillin Komunal të Tetovës do të mbahen më 20 Gusht.

Mbajtja e zgjedhjeve, sic njofton KlanM, erdhi për shkak se Këshilltarët nuk arritën që me kohë ta miratojnë Llogarinë përfundimtare të Komunës së Tetovës për vitin 2021, kurse në Komunat Qendra Zhupë dhe Mavrovë – Rostushë për shkak të jehonës së vogël të votuesve në zgjedhjet e kaluara./KlanMacedonia/

Show More

Related Articles

Back to top button