E përditshmja britanike “The Times” i ka kushtuar një artikull Shqipërisë, ku thekson se vendi ynë është kthyer në destinacion të nivelit të lartë.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale shkrimin e botuar në “The Times”.
“Shqipëria në fokus të prestigjiozes britanike “The Times”, jo vetëm si një vend me plazhe magjepsëse e rërë të bardhë, por tanimë edhe si ofruese e përvojave të turizmit të nivelit të lartë me rritjen e numrit të hoteleve luksoze”, tha Rama.
Kryeministri Rama u shpreh se “investitorë të fuqishëm po i kthejnë sytë nga Shqipëria ku tashmë kemi disa marka ndërkombëtare si Melía, Radisson, Marriott apo Hyatt, e ku me finalizimin e aeroportit të Vlorës vendi ynë do të jetë edhe më në qendër të vëmendjes së turistëve nga e gjithë bota”.
“Viti 2024 u mbyll me 37% më shumë vizitorë nga Britania e Madhe krahasuar me vitin paraardhës”, tha Rama.