Ambasadori i BE-së Mihailis Rokas rikujton qeverinë për procesin e realizimit të reformave me qëllim të përshpejtimit të rrugës eurointegruese. Sipas tij, Bullgaria dhe RMV-në duhet të ulen në tryez të përbashkët për të diskutuar çështjen e zgjerimit.
“Ka një qeveri të re në Bullgari, ky është fakt, dhe ne kemi parë mesazhet që janë shkëmbyer për të uruar qeverinë e re, ne e mirëpresim këtë. Nga ana jonë, si delegacion i BE-së, ne do të fokusohemi në ndihmën e vendit në zbatimin e reformave. Siç thashë, ka një momentum të madh dhe një mundësi të madhe në procesin e zgjerimit, ai moment duhet të përdoret. Maqedonia dhe Bullgaria pritet të ulen në tryezë për të zgjidhur çështjen e problemit dhe nëse BE-ja do ta gjente veten në rolin e ndërmjetësit në atë proces”, tha Rokas.
Sa i përket pritshmërive për Ballkanin Perëndimor me ardhjen e administratës së re amerikane, Rokas thotë se çdo iniciativë për të çuar përpara rrugën drejt BE-së është e mirëseardhur.
“SHBA-të janë një kontribues dhe partner shumë i rëndësishëm për vendin dhe çdo iniciativë që vjen nga ana tjetër e Atlantikut, për të çuar përpara Procesin e integrimit evropian është më se i mirëpritur”, deklaroi Rokas.
Ndryshe, Kryeministri bullgar, Rosen Zhelezkov, në takimin me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Kosta, shprehu mbështetje për zgjerimin e BE-së, por sipas parimit të meritave. /tvklan.mk