LajmeRajon

Kurti: Do t’i pensionojë nga politika, politikanët të cilët janë të korruptuar

Gjatë një takimi me qytetarët e Drenasit, në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamentare, kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti tha se do t’i pensionojë nga politika, politikanët të cilët janë të korruptuar dhe pasuruar nga zhvatja. Ai tha se qytetarët e Kosovës më 9 shkurt do t’i besojnë koalicionit edhe për një mandat katër vjeçar.

“Jemi duke i hequr qafe, duke i pensionuar, duke i eliminuar nga skena e pushtetit politikanët himni i të cilëve nuk është rreth flamurit të përbashkuar, por rreth korrupsionit të përbashkuar. E të dashur qytetarë të Drenasit ata i ka bashkuar korrupsioni, a e dini çka, ata i ka ndarë parja, tash janë duke i përçarë sepse parja materialja nuk i bashkon njerëzit, i ndanë njerëzit. Idealja, shpirtërorja që është bashkë te lëvizja jonë, tek koalicioni jonë që ka qeverisur për katër vjet mirë e do të qeverisë edhe katër të tjera pas 9 shkurtit, njerëzit bëhen bashkë. Neve na bën bashkë shpirti kombëtar dhe ideali i dëshmorëve ata po i ndanë e përçanë paraja e plaçkitur dhe zhvatur nga korrupsioni i tyre i përbashkët. Korrupsionin e kishin të përbashkët por paraja po i ndanë e përçanë. Prandaj ata që ishin të pabesë janë bërë edhe të pashpresë”, tha Albin Kurti, kryeministër i Kosovës./ Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button