Mijëra dokumente identifikimi të zbrazët që mbanin shenjat e më shumë se 50 vendeve anembanë botës, përfshirë Serbinë, u konfiskuan në Prishtinë.
Dokumentet u gjetën në një laborator të improvizuar që besohet se janë përdorur për të prodhuar dokumente të falsifikuara. Njëkohësisht është arrestuar një person dhe i është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji, ka thënë Policia e Kosovës.
Dokumentet bosh të falsifikuara, siç thuhet, janë zbuluar të premten e kaluar kur një automjet është ndalur në Prishtinë dhe është arrestuar shoferi F.K.
Më pas është bërë kontrolli në një shtëpi në Prishtinë, e cila sipas policisë së Kosovës ka shërbyer si “laborator” për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara – pasaporta, letërnjoftime dhe patentë shofer.
Gjatë kontrollit të kësaj shtëpie janë gjetur dhe konfiskuar makineri lazer, printera, më shumë se 20 mijë mikroçipa dhe mijëra dokumente nga 51 vende të botës.
Janë gjetur edhe letërnjoftime bosh dhe pasaporta me identifikim nga Republika e Serbisë, Mbretëria e Bashkuar, Brazili, Meksika, Gjermania…
Shoferi i arrestuar është dënuar me një muaj paraburgim.
Është hapur një rast për “falsifikim dokumentesh” dhe “krim të organizuar”.