Kristiano Ronaldo raportoheet se i ka kërkuar Al-Nassr që të nënshkruajë me ish-bashkëlojtarin e tij tek Real Madridi dhe Man. Junajtedi, Kasemiro, gjatë afatit kalimtar të janarit. Që prej se Ruben Amorim mori drejtimin e ‘Djajve të Kuq’ në ‘Old Trafford’, Kasemiro ka hasur në probleme për të marrë minutat që ai dëshiron.
Për më shumë, ai ka humbur tri ndeshjet e fundit të Unitedit në ligë, teksa 32-vjeçari ishte në bankën rezervë edhe në takimin ndaj Rangers në Ligën e Evropës. Klubi tashmë e ka aprovuar largimin e mundshëm të Kasemiros me brazilianin që nuk është në planet e trajnerit. Sipas raportimeve të fundit nga Anglia, drejtuesit e klubit i kanë vënë atij një çmim prej 30 milionë eurosh.
Siç ka raportuar “Daily Star”, Ronaldo i ka kërkuar Al-Nassr që të bëjë përpjekje maksimale për ta sjellë Kasemiron në janar, në përpjekje për të rritur gjasat për ta fituar titullin e kampionit. Ronaldo dhe Kasemiro kanë qenë bashkëlojtarë tek Real Madridi dhe Man. Junajtedit.
Ata kanë fituar tituj të ndryshëm me ‘Los Blancos’, por të njëjtën nuk ia dolën ta bëjn edhe me Man. Junajtedin. Afati kalimtar në Superligën e Arabisë dotë mbyllet në mesnatën e 30 janarit, andaj Al-Nassr ka edhe disa ditë kohë për të arritur një marrëveshje të mundshme për transferimin e tij.